Einxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre pas daljes nga Big Brother Vip dhe kjo nuk ka më vend për dyshime.
Ditën e djeshme moderatorja e njohur duket se ka drekuar bashkë me familjen e të dashurit të saj dhe kjo për një arsye të veçantë.
Advertisements
Nëna e Dj Dagz ka festuar përvjetorin e saj të lindjes dhe e gjithë familja ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të drekuar në një restorant në Dajt.
Ka qenë Dagz ai që ka ndarë foton e babait dhe motrës së tij, ndërsa kjo e fundit ka zbuluar edhe praninë e të ëmës përmes një fotoje ku i uron ditëlindjen.
Advertisements
Çifti nisi romancën në Big Brother Vip dhe duket se pas përfundimit të formatit kanë nisur edhe bashkëjetesën.
Pak ditë më parë ata morën publikisht bekimin nga babai i Einxhel i cili komentonte në një foto ku çifti shfaqej së bashku: Yjee! /Vip-Magazine.al/