Nje 51 vjecare nga Korca, Albana Saliçe ka hunbur jeten mengjesin e kesaj te diele, pasi kishte marre mjekim ne urgjencen e spitalit te Korces.

Bashkeshorti i gruas qe humbi jeten Edison Saliçe ka a kuzuar mjeket per mjekim te pakujdesshem dhe trajtim te gabuar.

Advertisements

Edison Saliçe: Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë.

Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je spo më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjëgjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent,

Advertisements

që nuk bën vaki asnjëherë në botë.Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej.

Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut.

U regjistria në kartelë në shërbimin e urgjencës.

Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme.

Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit.

Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e conte në shtëpi.