Këngëtarja e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ka zbuluar së fundmi ndërhyrjen që ka bërë në fytyrë.

Të premte, ajo ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku përveçse u rrëfye mbi jetën profesionale dhe atë private, ajo zbuloi edhe një detaj që ndoshta fansat nuk e kishin vënë re.

Advertisements

Gjatë intervistës, artistja e njohur u pyet për tre gjëra që ka bërë dhe që nuk do i bënte më kurrë. Ajo u përgjigj se para pak ditësh kishte bërë buzët dhe nuk do i bënte më, duke lënë të kuptohet se ishte penduar.

Advertisements

Dy të tjerat ishin ruajtja e qetësisë në situata ku nervozohej, pra Fifi tha se nuk do të donte të reagonte aq ashpër dhe gjithashtu nuk do donte të ishte marrë me dy persona në “Big Brother Vip”.

Ajo nuk përmendi emra, por u shpreh se bëhej fjalë për një grua dhe një burrë dhe publikut menjëhërë filloi të aludonte për aktoren Arjola Demiri dhe balerinin Ilir Shaqiri.