Gjatë puntatës të së premtes, në emisionin e tij “Më lër të flas”, Donaldi ka folur për komentet negative dhe ofenduese që shpesh bëjnë përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Nëse unë bëj gabim ata nuk e pranojnë, kërkoj falje për gabimin, ata nuk e pranojnë. Unë mendoj se secili nga ne është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet. Të lidhesh është gabim, të qeshësh është gabim, të qash është gabim, të ndahesh është gabim.
Advertisements
Për ata je një gabim i gjallë. Kujdes nga ata, nuk të duan por të ndjekin, duan të të injorojnë ama të komentojnë. Ata të mësojnë se si është dashuria, ku vetë ata gabojnë dhe tradhtojnë”-u shpreh ai.
E gjithë kjo është komentur në rrjet si jë mbështetje e hapur për ish-partneren e tij Beatrix Ramosaj.
Advertisements
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” Trixa ka qënë vazhdimisht në vëmendjen e publikut dhe madje është gjykuar tepër ashpër për veprimet e saj.
Mesa duket këto komente e kanë mërzitur mjaft këngëtaren dhe ajo publikoi një video ne Instagram, duke adresuar bullizmin që i është bërë nga njerëzit në internet.
Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen. Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën përshirë edhe atë “online”.
Kujtojmë që Trixa dhe Donaldi u lidhën brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë edicioni të parë të këtij emisioni, por lidhja e tyre nuk zgjati pas përfundimit të këtij formati.