Sali Berisha po shkon drejt rikonfirmimit ne krye te partise demokratike dhe bashke me kete rikthim, kursi opozitar duket se do te ndryshoje plotesisht. I njohur si njeri i protestave dhe aksioneve qe shpesh jane cilesuar te forta apo drastike per kundershtarin politik, ai qe tani duket se ka nisur ta frikesoje mazhorancen socialiste.

Advertisements

Kete 7 Maj e ka paralajmeruar protesten e pare ne te gjithe vendin, ku perpara komisariateve te Shqiperise ne menyre paqesore ndizen qirinj per jeten e humbur te te riut ne Kavaje dhe kushtet ne komisariate. Sinjalet e leshuara prej Sali Berishes per protesta dhe reagime te forta ndaj qeverise ja kane prishur qetesine Edi Rames dhe ministrave te tij qe ishin mesuar me opoziten e Lulzim Bashes. Kete kryeministri nuk nguroi ta shfaqe ne asamblene e partise socialiste, ku ndersa fliste me tone te ashpra ndaj sistemit te drejtesise, specifikisht “SPAK”, i kerkonte ketij te fundit te godiste ish kryeministrin Berisha.

Advertisements

Duket se Rama pasi ka pare qe “Non grata” amerikane nuk e ndali Berishen, por perkundrazi e riktheu me te forte perpara demokrateve, tashme po kerkon skenarin B, ate te daljes para drejtesise se tij. Ndaj nuk u ndal por e sulmoi ashper SPAK, te cilit i kujtoi se ajo qe ka bere deri me sot i ka ngjare KLSH, e jo institucionit me te larte te drejtesise qe duhet te godase kokat e medha te krimit.

Loja sapo eshte hapur dhe dy kundershtaret politik, pas 9 vitesh, duket se do te jene serish perballe njeri tjetrit. Betejen e pare do ta kene ne 2023, kur do te zgjidhen 61 kryetaret e ri te bashkive. Berisha dhe Rama do te masin forcat, njeri per te pare sa e duan shqiptaret ne rikthim, e tjetri per te konfirmuar se mbetet i pathyeshem pas 3 mandatesh qe qeveris vendin./ShkodraNews