Ka shkuar në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në hotelin me 5 yje në Havana, Kubë.

Besohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër u ndez, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Advertisements

Pjesa e më e madhe e murit të jashtëm, tashmë ndodhet në gërmadha.

Advertisements

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Autoritetet thanë se mes viktimave ishte një grua shtatzënë dhe një fëmijë.