Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
TCH bën me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insuficcencë pulmonare.
Advertisements
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.
Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.
Advertisements
Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.