Presidenti Ilir Meta duket se do të jetë kandidati i radhës që mund të shpallet “non grata” nga amerikanët, duke iu bashkuar kështu “idhullit” të tij Sali Berisha. Vitet e fundit të shumtë janë zërat që Meta është piketuar nga Departamenti i Shtetit për t’i dhënë të njëjtën goditje si Berishës dhe pritet që ky vendim i fortë të aplikohet sapo ai të largohet nga Presidenca. Por gazeta ka mësuar detaje të forta, teksa mësohet se Uashingtoni e ka futur në një “Listën e Zezë”, Ilir Metën qysh në vitin 2019, kohë kjo e njëjtë, kur ishte kopsitur edhe dosja e Berishës për t’u shpallur “non grata” nga DASH. Mësohet se amerikanët kanë ndërprerë çdo komunikim me Ilir Metën që para 3 vitesh dhe se ky i fundit për ta konsiderohej një individ që nuk kishin më besim. Kjo përshtypje ishte krijuar ndër vite, nisur nga skandalet korruptive dhe jovetëm, që Ilir Meta është përfshirë gjatë këtyre 3 dekadash, mirëpo kthesa e fortë dhe bllokimi i fortë atij i është bërë në vitin 2019. Gjatë këtij viti dhe deri me sot, kreu i shtetit nisi një ofensivë sulmesh ndaj amerikanëve dhe veçanërisht ndaj ambadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Dhe kjo gjuhë mesa duket nuk është pranuar nga SHBA, e cila nisi ta “injoronte” atë.

Amerikanë “injorojnë” hapur Metën

Advertisements

Burime të sigurta i thanë gazetës se në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar pjesëmarrjen Ilir Metës gjatë një takimi që do të mbajë në 2019 në George C. Marshall European, Qendra për Studime të Sigurisë, e cila financohet nga SHBA dhe që ndodhet në Gjermani. Mësohet se asokohe kishin shkuar dy ftesa nga qendra “Marshall” në Presidencë, teksa aplikuan për të marrë pjesë në konferencë zoti Meta dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Alqi Bllako, që në atë kohë ishte pjesë e institucionit të Kreut të Shtetit. Pas një pritje disa ditore, Qendra “Marshall” ktheu përgjigje dhe kishte pranuar vetëm zoti Bllako, duke i dhënë të drejtën për të marrë pjesë në konferencë që do të mbahej në ambientet e qendrës “Marshall” në Gjermani. Mësohet se kjo gjë e “tërboi” Ilir Metën, i cili hidhte akuza të forta në adresë të amerikanëve gjatë bisedave që ka pasur me besnikët e tij. Mësohet se Meta gjatë gjithë kohës ngritje pyetjen se “Çfarë kanë amerikanët me mua?”. Në këto kushte dhe tejet i inatosur, Meta u shpalli “luftë” amerikanëve, ku kulmi arriti para zgjedhjeve vendore të vitit 2019, të cilat ai i anuloi, ofensive kjo që vijon ende të jetë prezent edhe sot. Pra, nisur nga ky zhvillim i fortë, ku injorohet presidenti dhe pranohet vartësi i tij, gjithë hamendësimet të çojnë tek fakti që sapo Ilir Meta të ikë nga Presidenca, ai mund të shpallet “non grata” nga DASH. Kjo do të thotë se Metën e presin telashe.

Ja detajet që e nxjerrin zbuluar Metën

Advertisements

Megjithatë, në kudër të kësaj “Lufte të Ftohtë” mes presidenti Ilir Meta dhe ndërkombëtarëve, gazeta po sjell sot për lexuesin e edhe një përmbledhjet të detajuar, që tregon qartë se si amerikanët dhe europianët ja kanë hequr vizën Kreut në ikje të Shtetit. Kështu, prej më shumë se 3 vjetësh, presidenti Ilir meta është bojkotuar dhe madje injoruar nga thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që kanë vizituara vendin tonë. Mësohet se Meta nuk është ftuar në aktivitet të ndryshme ndërkombëtarë dhe nuk ka vizituar SHBA-të prej disa vitesh, pasi burime nga kancelaritë e huaja i thanë gazetës “SOT”, se nuk i kanë besën atij, paçka se është Komandat i Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-së, siç është Shqipërisë. Ndërkohë sa i takon vizitave që të huajt kanë zhvilluar në vendin tonë dhe që ka rënë në sy fakti se Ilir Meta nuk ka qenë pjesë e axhendës së tyre për ta takuar, janë të shumta. Sinjali më i fresk ka ndodhur në fund të muajit prill, ku ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, vizituan Shqipërinë dhe u takuan me kryeministri Edi Rama dhe deputetët pro Bashës, por nuk patën një takim me Kreun e Shtetit. Ky i fundit është rreshtuar krah Berishës dhe me bojkotimin nga zonja Donfried, konfirmohet se pasi ai të dalë nga zyra do të jetë kandidat për t’u shpallur “non gratat”. Mirëpo, sinjalet janë dhënë prej muajsh, por Donfried duket se do i vendosë vulën. Në verën që shkoi erdhi në Tiranë zyrtari i lartë i DASH, Philip Reeker, i cili e anashkaloi Metën. Po ashtu erdhi një delegacion senatorësh dhe kongresmenësh dhe ata nuk e takuan. Më i fundit që shmangu Metën ishte Gabriel Escobar. Në dhjetor ai erdhi në Tiranë dhe e anashkaloi presidentin. Ndërkohë, Meta nuk u ftua edhe verën që shkoi gjatë një stërvite të përbashkët ushtarake që u zhvillua në Detin Adriatik mes Shqipërisë dhe SHBA. Po ashtu, edhe zyrtarët të lartë të Bashkimit Europian si Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili pak ditë më parë ishte në Tiranë, ku takoi gjithë aktorët e politikës, përveç Ilir metës dhe Sali Berishës.

Ilir Meta sulmon amerikanët: Berisha ‘non-grata’, një fletërrufe e poshtër

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë, Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i Kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit. Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik. Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme”, shkroi presidenti Ilir Meta në “Facebook” në 22 maj të vitit 2021.