Unikkatil ka publikuar këngën e tij të re me titull “Po eci”.

Kënga erdhi “drill style” dhe mes tjerash një pjesë e tekstit është diss për Feron, i cili kohë më parë e kishte quajtur “pizzaman”.

Advertisements

Menjëherë pas publikimit të këngës, Fero ka shpërthyer në rrjete sociale duke bërë ironi me Viktorin për klikimet e këngës.

Tutje ai ka publikuar një video ku etiketon Unikkatilin dhe i thotë mos ta lërë më kaq shumë në pritje.

Advertisements

E në postimin tjetër, ai paralajmëroi se sot vjen me këngë të re dhe se do të ketë diçka edhe për Mozzikun.