Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari politikan me etni shqiptare nga Ballkani Perëndimor që ka vizituar Ukrainën gjatë luftës.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Xhaferi shpjegoi të gjithë rrugëtimin e tij nga Shkupi drejt Ukrainës.

Advertisements

Ai thotë se nga kufiri në hyrje të Ukrainës deri në Kiev rrugëtimi është bërë me tren me linjë speciale hekurudhore për delegacionet.

“Atje kam qenë si kryetar i Parlamentit për të shprehur dhe mbështetje personale dhe institucionale popullit të Ukrainës në këto kushte lufte. Edhe desha të shkoja dhe na ftuan. Nisma është e bazuar në ftesën e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, kryetarëve të Parlamenteve të Europës.

Advertisements

Kam komunikuar me ambasadën ukrainase në Shkup dhe kam shprehur dëshirën që vendimin unë dua të shkoj. Unë jam shqiptari i parë në gjithë rajonin e Ballkanit dhe për momentin i vetmi. Kemi bërë veçoritë që duhen organizative. Është komunikuar me Parlamentin ukrainas. Janë dhënë udhëzimet që çfarë rruge ndiqet. Është bërë udhëtimi për Vienë nga Varshava, me makinë deri në kufi dhe prej aty me linjë speciale hekurudhore e vendosur enkas për çështjet e delegacioneve. Ishin të ndërmarra të gjitha masat e sigurisë”, u shpreh Talat Xhaferi.

Xhaferi foli për anën emocionale të Zelenskyt duke e cilësuar si një person shumë të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, i cili sipas kryetarit të parlamentit të RMV-së nuk rrezatonte asnjë shqetësim.

Talat Xhaferi: Takimi me presidentin Zelensky fillimisht nuk ishte i konfirmuar për arsye sigurie. Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e parlamentit, na u bashkangjit në udhëtim dhe kryetari i parlamentit. Vëzhguam situatën në Bucha, prej aty jemi kthyer në Kiev. Kongresi kishte për qëllim çështjen jo vetëm atë të luftës, por parashikimet se çfarë duhej bërë pas luftës. Bëhej vlerësimi në luftë, në njerëz dhe vlerësimet e duhura.

Blendi Fevziu: Si dukej Zelensky?

Talat Xhaferi: Tregonte që ke të bësh me një person të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, nuk rezatonte asnjë lloj shqetësimi, alarmi. Në konktestin e situatës, është e nevojshme që udhëheqësia të reflektojë qëndrueshmëri dhe që populli të ketë besimin e duhur. Ai i plotësonte të gjitha këto elemente.

Blendi Fevziu: Patët ndonjë moment frikë?

Talat Xhaferi: Ajo menaxhohet kur bëhet planifikimi për të shkuar në atë lloj zone, frika ekziston në çdo qenie. Kur bëhet planifikimi, kjo është e kontrolluar.