Kënga e re e Semit po bëhet virale pa dalë dhe si duket është vazhdim i DISS-it “Mos u kthe” dedikuar ish-çiftit të njohur!Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj, ka publikuar pak kohë më parë këngën e saj më të re që mban titullin, “Makalina”. Kjo e fundit ngjalli shumë polemika ende pa u publikuar, për shkak të pozave sensuale të saj me një vajzë tjetër.
JYSK Albania Rekomanduar nga boost.al
Shijo natyrën me JYSK 🍀 Klikoni katalogun e ri të ofertave. JYSK, Jetesë Skandinave.
Më Shumë
Advertisements
Më herët, Sheila ka sqaruar të vërtetën që fshihet pas këngës së saj të fundit, e cila bëri bujë menjëherë në rrjet.
“Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!”, tha këngëtarja.
Advertisements
Me këto fjalë la një kuriozitet të madh rreth kësaj historie dhe shumë u aludua se bëhej fjalë për një lidhje romantike.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ku sqaroi njëherë e mirë se për çfarë bënte fjalë kënga. Sheila zbuloi se teksti është një histori e vërtetë dhe i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.
Lidhje romantike me një vajzë? Këngëtarja e njohur zbulon
“Makalina është bazuar në histori personale. Para shumë vitesh kam humbur një prej mikeshave të mia më të mira e cila nuk i ka shpëtuar dot sëmundjes së leuçemisë. Këtë histori vendosa ta shpreh përmes këngës. Ishte më shumë se një shoqe, ishte motër. Kam qarë, qeshur me të. Ka ditur shumë gjëra të miat. Një motër do thoja”, u shpreh ajo.
Ndërsa e pyetur nëse ka qenë e shqetësuar për komentet e njerëzve, Sheila tha se nuk e ka patur aspak problem duke shtuar se kjo është mënyra e saj e të bërit art.
“Nuk e kam patur këtë merak sepse jam artiste dhe kjo është mënyra ime për të shprehur atë që kam brenda. Është forma e artit që të them atë që dua me fjalët dhe energjinë”, shtoi Haxhiraj.