Kryeministri Edi Rama takoi sot drejtuesit e bankave tregtare në vend duke kërkuar nga ata përmirësime në drejtim të shërbimeve online të bankave. Rama tha se Shqipëria është renditur në vend të parë në rajon për sa i përket shërbimeve online në raportin e BERZH, ndërsa është “ku thërret qameti” sa i përket këtyre shërbimeve që bankat ofrojnë ndaj klientëve të tyre.
Rama kërkoi nga drejtuesit e bankave që të rrisin shërbimet online për qytetarët në mënyrë që të shmangën radhët në dyert e filialeve të bankave. Kryeministri i krahasoi këto radhë në sportelet e bankave me radhët e qumështit në kohën e komunizmit.
Advertisements
“Prej Majit nuk ka më sportele, të gjitha shërbimet ofrohen online, konkretisht më shumë se 1200 shërbime, që aplikohet dhe përgjigja merret po online, mbeten fizikisht ende 5% e shërbimeve. Për fat të keq në të njëjtën kohë merr një renditje shumë të ulët sa i takon e -comerce. Sa i takon bankave ne jemi të fundit në rajon, se në pjesën tjetër po se po.
Duhet të jemi shumë realistë, kjo është një mospërputhje shumë dramatike, me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar, dhe me vetë qendrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional. Radhët në dyert e bankave që në sabah, me njerëz që i orienton një roje aty jashtë, nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.
Advertisements
Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lartë në klasifikimin për shërbimet online, duke lënë pas dhe shtete shumë të zhvilluara, këtë mundësi ta jep teknologjia, dhe nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimin online të bankave.
Çdo datë 14 ndërmarrjet shkojnë në banka për TVSH, në 20 për sigurimet shoqerore, një ritual që besoj se nuk e keni as ju mirë që e keni te dera. Është një imazh që nuk është i denjë as për vite e vite të shkuara. Qytetarët derë më derë të bankave”, u shpreh Rama