Organet e drejtësisë të Kosovës thonë se posedojnë dëshmi me video përmes të cilës vërtetohet se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast dhunimi. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi fillimisht Gjiko e kishte droguar viktimën.
Prokuroria pretendon se ka prova të pakontestueshme duke përfshirë video, fotografi e materiale tjera për veprat për të cilat e akuzon Gjikollin. Gjatë kontrollit në banesën e Gjikollit në Prishtinë, policia kishte gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Gjikollin, e ngarkon prokuria me veprën penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve. Përveç kësaj, atij i është gjetur në shtëpi edhe një armë dore.
Advertisements
Por si ka reaguar reperi kundrejt akuzave. Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, Gjiko hedh poshtë akuzat duke paralajmëruar se do të ngrejë padi mbi të gjithë ata që përhapin lajme të pavërteta.
Moti i keq përfshin vendin, ndodh fenomeni i pazakontë në Durrës (FOTO)
I jepet titulli ‘Qytetar Nderi’ ish-policit të vrarë Artan Cuku, Gledis Nano ka një mesazh të rëndësishëm (VIDEO)
“Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë”/ Kongresi i PS-së, Bujar Nishani del me reagimin e fortë dhe ka një paralajmërim: KLSH ka gjetur shkelje! Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë…
“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkrujnë për mu që e paskan një video që unë e pasna dhunu dikan. Nëse e kanë atë video i them lirisht, të lutem publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për me e pa atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk u bo kurrë, nuk ka ndodh kurrë se unë kurrë në jetë teme nuk e kam dhunu kërkën. Andaj qysh i kam bo paditë përpara kam me vazhdu me bo padi për krejt senet që i publikoni të pavërteta për mu. Kështu që ju vazhdoni me lajme unë vazhdoj me padia edhe e kqyrim në gjygj kush është tu rrejt e kush është tu e thonë të vërtetën. Kaq kisha, faleminderit shumë ditën e mirë vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm”- ka thënë reperi.
Advertisements