Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, është futur në një lidhje LIVE në Tiranë, duke folur në manifestimin pro-ukrainas që po mbahet sot në kryeqytetin Shqiptar.
Klitschko ka folur rreth situatës në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për solidarizim mbi kauzën që I përket jo vetëm vendit të tij, por gjithë Europës.

Ai është hprehur se prioriteti i tyre është që të ndalojnë vrasjen e qytetarëve dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.

Advertisements

“Prioriteti ynë kryesor është të ndalojmë vrasjen e qytetarëve dhe të rikthejmë paqen”, është shprehur Klitschko.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Advertisements

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Advertisements

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!.

Artikulli paraprakMerret VENDIMI/ Bordi vendos çmimet e reja: Sa do të shitet nafta, benzina e gazi
Artikulli tjetërPas Ilir Metës, presidente do të jetë një grua? Çudit Edi Rama, zbulohen emrat e propozuar