Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se blogerja Armina Mevlani ka pësuar një aksident.
Advertisements
Sipas informacioneve që qarkulluan nëpër media të ndryshme, u raportua se aksidenti kishte ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku blogerja po udhëtonte me një makinë tip “Audi” ngjyrë të bardhë.
Advertisements
“Jam në xhirime, nuk mund të flas”- mësohet të ketë thënë Armina, duke mos e mohuar apo pohuar lajmin rreth aksidentit.
Ndër të tjera në lajmin që qarkulloi u tha se Armina Mevlani është përplasur me një kamion mallrash dhe se aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Advertisements