Avokati Spartak Ngjela, gjatë një emisioni televiziv u shpreh se Rusia nuk ka para për luftë, ka qenë mit i kotë.
Sipas tij, nuk rezulton se del e fortë Ukraina në këtë përplasje, por se është ndryshe ekuacioni, është e dobët Rusia.
Advertisements
Ngjela: Rusia nuk ka para, ka qenë mit i kotë. GDP-në e ka 1.2 trilionë dollarë. 800 mld dollarë e ka vetëm Amerika. Paraja bën luftë ka thënë Bonaparti. Nëse nuk ke para, mos u fut në luftë. Nuk rezulton se del e fortë Ukraina, është ndryshe ekuacioni, është e dobët Rusia.
Në luftën e Vietnamit ekspertët pasi panë se në lojë ishin futur dy superfuqi të mëdha detyruan politikën amerikane të tërhiqej. Analizën ia bën luftë pa fund. Rusia me Amerikën ekuilibrin e ka mbajtur vetëm me armët bërthamore. Putini është në hall tani dhe është fat për botën që të heqë një shtet si ai që i ka krijuar telashe të mëdha njerëzit.
Advertisements