Komentet për Beatriks Ramosja nuk kanë të mbaruar. Që prej daljes nga shtëpia romanca që pati me Donald Veshaj u bë një bujë të madhe. Edhe pse gjërat mes tyre përfunduan sapo përfundoi reality show, ish çifti komentohet vazhdimisht.
Advertisements
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në Tiktok. “Unë super femër, më rrinë të gjithë meshkujt nga mbrapa. Ti nuk vlerësove gjithë këtë femër, më shiko pak”, thotë këngëtarja teksa përdor një “sound” për videon.
Advertisements
Ndonëse duket si një video argëtuese që ka ndarë në TikTok, fansat i kanë interpretuar këto fjalë si një mesazh për Donaldin. Kujtojmë që Trixa pritet të sjellë së shpejti dhe këngën e re që thuhet gjithashtu se i dedikohet aktorit të humorit.