Beatrix Ramosaj ka treguar se i merr me sportivitet gafat që ka bërë në “Big Brother VIP” dhe nuk kja ngurruar t’i risjellë. Madje, edhe komentin që i bëri Bora Zemanit për puthjen e saj me Donald Veshajn.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”. – i shkroi këngëtarja Borës në fotot që postoi ajo pas surprizës që i bëri Semit dhe Donaldit në “Big Brother VIP”. Ky koment mori vëmendje sidomos pas lidhjes së saj me Donaldin dhe njerëzit e risollën në vëmendje si një gjë jo shumë të bukur.
Advertisements
Shumë prej tyre janë të mendimit se ajo ka qenë fanse e historisë se Donaldit dhe Borën por u lidh me të pa folur rreth ndjenjave të tij. E megjtihatë, pavarësisht kritikave apo interpretimeve që iu bënë këtij komenti, Beatrix duket se po e përdor për marketing.
Ajo ka postuar sot një status në Twitter ku shkruan “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, disa suportues, e të tjerë kritikë. Nuk dihet për çfarë e ka fjalë ajo por ka dyshime se po flet për këngën e re.
Advertisements
Kjo nuk është hera e parë që Beatrix e përmend këtë komet. Edhe kur ishte e ftuar në “Fan Club” ajo tha se i çmendi komshinjt kur doli Egzona.
Teksa Beratrix ‘çmend komshinjt’ prej javësh Donaldi në fakt po përflitet për një rikthim me Bora Zemanin. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.
Advertisements