Russian President Vladimir Putin, left, and Belarusian President Alexander Lukashenko greet a group WWII veterans during an opening ceremony of the monument in honour of the World War II Red Army, in the village of Khoroshevo, just outside Rzhev, about 200 kilometers (about 125 miles) northwest of Moscow, Russia, Tuesday, June 30, 2020. (Mikhail Klimentyev, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve armike, të cilat do t’i publikojë sot në Fletoren Zyrate. Përveç vendeve anëtare të BE-së, lista përfshin edhe 12 vende të tjera, ku përfshihet edhe vendi ynë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit zyrtar. Dje, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi një dekret që synon, siç thuhet, “mbrojtjen e subjekteve ekonomike kombëtare nga huamarrja e fondeve nga llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të vendeve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër personave juridikë ose fizikë bjellorusë.”

Advertisements

Në një kohë që lufta në Ukrainë vazhdon, Bjellorusia nuk po merr pjesë në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por e mbështet duke bërë që të ndëshkohet nga një sërë sanksionesh nga vendet perëndimore.

Artikulli paraprakNë burg për korrupsion, nuk dorëzohet ish-ministri, zbulohet LËVIZJA më e fundit
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Berishës, tregon lëvizjen që ka bërë Alqi Bllako para se të arrestohej: U kthye me helikopter