Lidhur me mesazhin e anëtares së Vettingut në KPK, Genta Bungo, e cila shprehej se nuk është problem shkarkimi i prokurores Elisabeta Imeraj, pasi do ishte vetëm “një maloke më pak”, ka edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Në një postim në facebook, ai e konsideron të turpshme deklaratën e Bungos, e cila në gjykimin e tij do të duhet të kishte dhënë dorëheqjen fill pas zbulimit të mesazhit aspak etik.

Advertisements

Ai thotë se ky etiketim nuk është asgjë tjetër veçse një ndarje krahinore e përbuzur.

Gjatë seancës së vetingut në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vetingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve.

Advertisements

“Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, ishte mesazhi i lexuar nga prokurorja Imeraj.

Artikulli paraprak(VIDEO) Armina Mevlani bën deklaratën e papritur: Burri të sjellë lekët, unë të rris fëmijët
Artikulli tjetërPërmes këngës së Elvanës, Bora çon mesazhe të koduara për Donaldin