Ditët e fundit një avion ushtarak italiane ATR P-72B, kreu një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare.

ABC mëson se misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Po ashtu patrullimi ceku edhe Malin e Zi.

Advertisements

Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00).

ATR P-72B

Advertisements

Siç shihet në hartën e siguruar nga ABC, avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.

Advertisements

Burime për ABC raportojnë se avioni ushtarak i patrullës së doganës italian është pjesë e misionit aktiv FRONTEX. Ky mision prej vitesh ndodhet në kufijtë e Shqipërisë./abcnews.al/

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me COVlD-19 në vend? Jepet njoftimi i rëndësishëm
Artikulli tjetërI FUNDIT! Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë, ja me kë e zëvendëson Rama