Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Gjermani ku pritet që të zhvillojë një takim me kancelarin Olaf Scholz.
Rama pritet që sot të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë në Berlin.
Advertisements
Rreth orës 15.20, Rama do të takohet me Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë, ndërsa në orën 18:00 do të takohet me Scholz, ku do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët.
Agjenda e takimeve:
Advertisements
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
Advertisements
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.