“Shqipëria do dështojë si Maqedonia e Veriut” kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Sipas Hoxhës kanabisin mjekësor nuk mund ta mbjellë kushdo, por biznesmenë dhe persona që kanë kolateral të madh për shkak se duhet investim i lartë. Sipas Hoxhës, dallimi mes dy llojeve të drogës, është se kanabisi mjekësor e ka “THC” shumë të ulët dhe përdoret për të prodhuar vajin e kanabisit.

Advertisements

Hoxha ka treguar mes të tjerash edhe çmimin që mund të shitet një litër vaji i prodhuar nga kanabisi mjekësor. Sipas tij 1 litër vaj kanabisi cilësor me përqendrim të lartë 94% mund të shitet deri në 95 mijë euro.

“Por ndryshe nga kanabisi normal, ai mjekësorë ka “THC” minimale. Ky kanabis mjekësor nuk i merret boçë dhe të pihet si duhan. Por prodhohet vaj. Një litër vaj e këtij kanabisi kushton 95 mijë euro. Ndërsa kanabisi i zakonshëm shkon edhe 30 mijë euro. Se përdoret në treg të zi. Është lënda tjetër narkotike që prodhohen me këtë vaj. Kristal quhet dhe prodhohet në vende të treta. Janë produkte që prodhojnë narkotikë të tjerë. Kimistët këtu vijnë nga jashtë në Shqipëri. Sot ka uri për vajin e kanabisi se lufton shumë sëmundje edhe ato tumorale. Vaji i kanabisit shitet edhe me doza me shiringa. Një dozë e vogël shkon në 2 mijë euro.” u shpreh Artan Hoxha.

Advertisements

Ndërkohë duke u ndalur tek Maqedonia e Veriut që është një vend që e ka lejuar kultivimin e kanabisit mjekësor, Hoxha tregoi edhe se si aty falimentuan disa kompani për shkak të kushteve që duhen plotësuar.

“Kanabisi mjekësor ka sjellë shumë të ardhura në disa vende. Prodhohen disa nga ilaçet më të shtrenjta. Së dyti nuk mund të mbillet siç mbillet i zakonshmi. Mbillet me rregulla që të përcakton kompania farmaceutike. Nuk mbille një biznesmen që ka marrë licence. Por duhet licence nga BE, SHBA ose Kanada. Kompania duhet të vijë në Shqipëri të shikojë tokën, mënyrën, mënyrën si do rritet bima dhe do ndjekë çdo procedurë. Dhe në fund të prodhimit do vendosë nëse e çon dot në 94% përqendrimin e vajit apo më pak.”

Advertisements

“Maqedonia është shembulli i kësaj historie Në 11 licenca të para, 7 ishin 7 shqiptarë të Shqipërisë. Ishte krejt tjetër kur shkuan atje. Hartoi kuadrin ligjor dhe vendosi kriteret. Nxori licensat që u morën nga kompani të ndryshme. Kanë shkuar edhe punëtorë në Maqedoni. Në Manastir u kultivua. Maqedonia u tregua dashamirëse. U dha ambiente shtetërore pa taksa vetëm që të investohej. Që të futeshe në treg duhet të kishe 500 mijë dollar kapital Në 2017 ishin dhënë 28 licensa dhe priteshin 15 të tjera. U investua shumë deri mbi 1 milion dollarë. Qeveria i mbështeti dhe krijuar ambientet. U mor me qejf të madh. U hapën vende pune. Por kur u mblodh prodhimi, doli që bashkë edhe nga investimi duhet të kishte laborator. 5 milion euro. Dhe vetëm njëra arriti të prodhonte në standarde prodhuese. Ajo ishte amerikane. Vetëm ai arriti të prodhonte vaj kanabisi. Të tjerët ngelën stock. Kompanitë e panë dhe thanë që nuk i plotëson kushtet. Brenda një viti ato morën shumë duar. Dhe ngeli stock. Iu kërkua të ndryshohet ligji. Se shitet vetëm vaji dhe jo bocja. Ata kërkuan i ngeli aty. Nuk po nxirrnin as kostot. Ata kanë dalë me humbje. Pjesa dërrmuese kanë falimentuar. Nuk po e shesin dot. Ata kërkuan ta kultivosh për përdorim të përditshëm. Sot në Maqedoni shitet vetëm vaji. Por çfarë ndodhi me boçen. Maqedonia u bë vend origjine për të prodhuar kanabis. Atë që e prodhoi me qëllime mjekësore.” tha Hoxha.

Artikulli paraprakPersonazhi i njohur i showbiz-it shqiptar dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë. Zbardhen detajet
Artikulli tjetërMerret VENDIMI/ Bordi vendos çmimet e reja: Sa do të shitet nafta, benzina e gazi