“Just dance” tashmë ka nisur puntatën e parë në programit “E Diell” në “Top Channel”.

Me juri të balerinëve profesionist si Graciano Tagani, Enada Vaso, Ezdalin Gorani dhe Isida Mollaymeri, programi u jep mundësine shumë të rinjve të shfaqin talentin e tyre në fushën e baletit.

Advertisements

Mirëpo, duke ushtruar katë art te bukur por edhe të vështirë njëkohësisht, ndodh që të ketë edhe incidente.

Një incident ka ndodhur edhe gjatë puntatës së djeshme , ku nje prej vajzave konkurrente ka përplasur kokën në dysheme teksa performonte.

Advertisements

Menjëherë u mbyll transmetimi dhe vajzës i erdhën të gjithë në ndihmë, ndersa më pas u shoqërua me ambulance.

Graciano Tagani dukej shume i shokuar nga ajo çka pa, aq sa nuk mund të fliste dot, ndersa Ezdalini u shpreh se nuk ishte dicka e rëndë por do të kalojë.

Advertisements

Artikulli paraprak“I kam futur mik të fortë”, Edi Manushi tregon personazhin që e ka ëndërr ta marrë në intervistë
Artikulli tjetërBefason këngëtarja Arilena Ara, merr vendimin që nuk pritej për karrierën e saj