Erik Fullani është një ndër djemtë që krijon jo pa zhurmë në median rozë. Si djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, interesi për Erikun është i madh jo vetëm nga vajzat por edhe nga lexuesit në përgjithësi.
Prej disa kohësh ai ka qenë në lidhje me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Abazin.
Advertisements
Por lidhja e tyre përflitet se ka përfunduar që në vitin 2019 dhe kjo vërtetohet lehtë nga mungesa e postimeve bashkë.
Mirëpo si duket Erik Fullanit tanimë i ka ‘rënë në kokë’ për moderatoren Bora Zemani, personazhi publik më i përfolur i momentit.
Advertisements
Ditët e fundit Bora ka publikuar disa foto përmes të cilave dërgon një puthje dhe gjejeni pak… në mesin e komenteve të shumta është edhe emri i Erik Fullanit.
Advertisements
Eriku e ka marrë të mirëqënë se puthja e moderatores ishte për të dhe e ka falendëruar, megjithëse Bora nuk i ka kthyer asgjë.