Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e organizuar përa komisionit të vetingut, pas fyerjeve raciste të regjistruara nga drejtuesit e këtij procesi.

Përpara protestuesve, Malkaj tha se edhe ai është malok, duke shtuar se këtë ndarje e ka shpikur politika antishqiptare.

Advertisements

“Njeriu nuk e zgjedh familjen, janë të dhëna. Njeriu nuk e zgjedh as vendin e lindjes.

Advertisements

Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër se nuk qëndron problemi këtu.

Problemi është se këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të përçarë vendin.

Advertisements

Unë e dua shumë Tropojën, e dua shumë Shkodrën. E dua shumë vendin tim. Pse e shëmtojnë këta? Kush e ka shpikur këtë veri-jug? Politika e ndyrë antishqiptare.

Kjo politikë e ndyrë antikombëtare vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në mes të Tiranës.

Edhe unë jam malok. Mal me okë,” tha aktori.

Artikulli paraprakE mbani mend Sindin? Na la pa fjalë me deklaratën me Bora Zemanin
Artikulli tjetërA do të rifuteshe në Big Brother Vip përsëri? Ish banori habit me përgjigjen