Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj komentoi sot pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

“Protesta u zbeh se ishte një protestë e shëndetshme, duke qenë se të gjithë ishin për një padrejtësi që po i bëhej këtij vendi. U bë aq e madhe protesta, sa u bë një pasqyrë që qeveria shikonte me të vërtetë fytyrën e saj, gabimet e saj dhe shëmtinë e saj. Kështu dëshira e qeverisë ishte ta zvogëlonte protestën dhe u përdorën mënyra nga më të ndryshme. U përhapën llafe që jemi të Soros-it, iku një pjesë e protestuesve, jemi të Iluminat-it iku dhe një pjesë e protestuesve, na paguan Rusia iku dhe një pjesë tjetër. Madje lajmi që paguhemi nga Rusia që tha kryeministri ishte në çdo televizion dhe ishte me të vërtetë për të ardhur keq. Futi patronazhistët në sulm, dhe dy ditët e fundit hynë dhe nja dy gra në protestë që po i kapnin njerëzit dhe po i nxirrnin. Këto mënyra se si reagoi qeveria ndaj protestës tregojnë sa gabim ishte ajo”, komentoi Binaj.

Advertisements

Artikulli paraprakVIDEO që dëshmon se ai ka përdhunuar një vajzë të mitur? Këngëtari shqiptar reagon i revoltuar
Artikulli tjetër“I kam thënë, do vijë një ditë që ti do jesh presidente”, Nora Malaj tregon emrin