Në shumë raste është dyshuar për një raport më shumë se miqësor mes Ori Nebijajt dhe Isli Islamit, shpesh fansat janë shprehur të bindur se ata janë të lidhur bashkë.

Edhe pse dyshja nuk i kanë konfirmuar kurrë këto zëra, dyshimet kanë vazhduar gjithmonë. Sot një situatë e pazakontë ka ndodhur në emisionin e tyre “Ëake Up”, ku dyshja realizon një lojë me telefonata me teleshikuesit. Dhe një telefonuese iu tha atyre sot: “Jeni çfiti më i këndshëm televiziv”.

Advertisements

Dhe cili ishte reagimi i tyre? “Shyqyr që e specifikove, ‘televiziv’”- tha Isli, teksa Ori shtoi “E pra, ashtu jemi”, duke dashur ta mbyllë këtë temë. Duket se iu është thënë aq shumë që janë çift saqë kur dikush i konsideruan si kolegë iu bën përshtypje.

Pak kohë më parë, Ori tha në një intervistë se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë. Ndonëse pranoi se me Islin ka vërtetë shumë kimi, shtoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre.

Advertisements

“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”, tha Ori asokohe.

Artikulli paraprakArti në zi! Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm, vuante nga kjo sëmundje (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërPo merr hak ndaj Donald Veshajt? Nëna e Beatrix Ramosajt befason me veprimin ndaj Ilir Shaqirit (FOTO)