Georgina Rodríguez, e cila ka 36.5 milionë ndjekës në Instagram, zotëron një nga çantat më të lakmuara në botë, një “Diamond Himalaya Birkin” e prodhuar nga Hermes, me vlerë 340.000 euro.
Por nuk ka kaluar pa u vënë re as fakti që Georgina ka pozuar me çantën e ulur në timonin e njërës prej makinave të Cristiano Ronaldos, një “Bentley Flying Spur” që kushton rreth 250 mijë euro.
Advertisements
Nëse çanta ka historinë e saj, Hermes i është dashur të bëjë më shumë njësi të këtij modeli unik, sepse fakti që Georgina e posedon atë, sipas tabloidëve anglezë, ka shkaktuar xhelozi te personazhe të tjera të famshme si Victoria Beckam apo Kim Kardashian.