Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se bota duhet të bëhet gati për një luftë afatgjate në Ukrainë.

Bota duhet të përgatitet për një luftë afatgjate në Ukrainë paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Advertisements

Jens Stoltenberg thotë se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite të tëra, duke shtuar se aleatët po “i vendosin kosto të rënda” Rusisë përmes sanksioneve për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit me Ukrainën, shkruan abcneës.al.

Advertisements

Ai tha se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës “i cili do të vuajë më shumë, dhe do të shohë më shumë vdekje dhe shkatërrime”.

Megjithatë ai nuk la mënjanë as rrezikun e vendeve të tjera për pos Ukrainës: “Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”.

Advertisements

Artikulli paraprakZbardhen bisedat me miken e Beatrixës: Donaldi do Borën, e la ai direkt (FOTO)
Artikulli tjetërPasaportat më të fuqishme në botë, shikoni se ku renditet Shqipëria