Një krim tronditës ka ndodhur sot në fshatin Vidhishtë të Fierit, ku kanë mbetur ndy viktima. Vjehrri ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas është vetëvarur në pemë.

Policia bëri me dije në një njoftim paraprak për mediat se viktima që u vra nga 61-vjeçari është shtetasja Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Advertisements

Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë që më pas vari veten, është shtetasi Xhevair Hoxha.

Njoftimi:

Advertisements

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.