Një numër i madh njerëzish në Indi panë se si qielli u zbardh papritur teksa mbi kokat e tyre ndriçonin disa objekte, të cilët binin me shpejtësi të madhe në tokë.
Videot e postuara në rrjetet sociale nga India treguan disa objekte që digjeshin në atmosferë duke dhënë idenë e një asteroidi të madh që binte.
Advertisements
Nuk është vërtetuar ende se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ka të dhëna se bëhet fjalë për një raketë kineze, e cila është rifutur në atmosferën e tokës pasi dërgoi në orbitë disa satelitë.