Më 31 mars Era Istrefi solli këngën “Bebe”, një projekt muzikor që vinte pas gati dy vitesh pauzë nga artistja.
“Bebe” është kthyer në hit tashmë dhe e hasim në çdo rrjet social, teksa njerëzit e kanë përqafuar këtë projekt të Erës.
Advertisements
Së fundmi edhe vetë Era nuk i ka rezistuar dot trendit për të bërë një video provokuese me këngën “Bebe” në sfond.
Megjithatë video e saj, ku Era shfaqet me një fustan të zi e të çarë që i tregon të mbathurat, ka irrituar ndjekësit.
Advertisements
Mes komenteve janë shumë përdorues të “Tik Tok” që ironizojnë apo ofendojnë Erën për veshjen e saj që u është dukur e tepruar.