Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme gjatë vizitës në Gjermani ka pasur një komunikim me gazetarët e vendit tonë që fluturuan bashkë me kryeministrin për në Berlin.
Rama nuk preferoi që të fliste në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke thënë se tema të tilla mund të diskutohen edhe në Tiranë.
Advertisements
“Nuk e kuptoj pse lodheni që ti bëjmë këto pyetje këtu në Berlin, kur të kthehemi në katundin tonë, flasim dhe për këto tema”, tha Rama, duke ua prerë shkurt gazetarëve ”kalojmë te pyetja tjetër”.
Kemi pasur një bashkëbisedim shumë të mirë, dhe interesant për një sërë temash, thelbi i problemit në procesin e Berlinit, nuk është as në Berlin dhe as në Bruksel, është në Ballkan”, u shpreh Rama.
Advertisements
Në fund të komunikimit gazetarët e pyetën Ramën në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev, ku kryeministri tha se për momentin një protagonizëm i tillë nuk ishte i nevojshëm.
“Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm, mendoj se nuk është momenti që tju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”, përfundoi fjalën kryeministri.