Drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar se mund të gjobiten nëse makina e tyre është shumë e “çregullt”.Ndonëse nuk ka asnjë rregull specifik për mbajtjen e makinës suaj të rregullt, nëse ajo ka shumë “rrëmujë” apo paraqet një rrezik potencial për aftësinë tuaj për të drejtuar makinën, atëherë mund të gjobiteni nëse jeni në Angli.
Po, mirë e lexuat dhe nuk e kemi fjalën vetëm për gjërat që keni të “shpërndara” në makinë, rregulli ka të bëj gjithashtu edhe me pastërtinë e makinës suaj.
Advertisements
Nëse pasqyrat ose xhami i përparmë është shumë i pistë, apo targa e automjetit nuk duket qartë nga pluhuri që mund të ketë, drejtuesi i automjetit mund të gjobitet.
Sipas mediave të huaja, policia mund t’ju japë një gjobë prej 100 paund dhe minus 3 pikë në patentën tuaj. Ndërkohë, nëse është një rast më serioz, mund të përfundoni para gjykatave ku do të përballeni me një gjobë prej 2500 paund, ndërsa ekziston edhe mundësia që të ndaloheni të drejtoni automjetin.
Advertisements