Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po bashkëpunojnë për zhdukjen e Partisë Demokratike.

“Rama dhe Luli paskan patur komunikim për zhdukjen nga politike të Partisë Demokratike. Paskan patur “divergjenca” vetëm tek afati, dmth koha e mbylljes së qepenit…

Advertisements

Luli madje i vuri qepenat e blinduara…

Kjo është arsyeja që AliBasha bën ankime absurde pa asnjë llogjikë ligjore.

Advertisements

Strategjia është ta mbajmë varur sa më gjatë ligjërimin zyrtar të PD deri sa të mos i shkojë më njeri nga pas.

Qartësisht AliBashët kanë mision mbylljen e PD! Dukshëm fare dhe tashmë edhe me provë. U paska folur vetë prova dje në kongresin e hashashit.

Po si legena që janë, nuk përplasen burrnisht, por pas krahëve dhe me gjykata.

Këto të fundit nëse do ndjekin udhëzimet e Ramës që e do të mbyllur PD-në, nuk kanë më asnjë lidhje me sistemin demokratik.

Të shohim!

Kam ende besim se gjyqtarët nuk do hedhin poshtë diplomat e tyre…”-shkruan Ylli Manjani.