Adelina Tahiri ka disa kohë që nuk sjell projekte të reja muzikore, por është aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga e përditshmja me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Edhe pse ndjekësit e kanë kritikuar për martesën e saj për shkak të diferencës në moshë me bashkëshortin, Adelina herë pas here bën dedikime të ëmbla për Serjozha Markov.
Advertisements
Së fundmi ka publikuar një foto vetëm të Serjozha dhe e shoqëron me shkrimin: “Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu, unë e dua”.
Pavarësisht se e di që në foto do ketë edhe komente negative, këngëtarja ka vendosur që t’i lërë të lirë ndjekësit, duke mos i bllokuar komentet.
Advertisements
Teksa shumë e kanë komplimentuar dhe i shkruajnë se “nuk ke pse i jep llogari askujt”, sigurisht që vihen re edhe komentet negative të tipit: “Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”.