Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që u gjet i mbytur në lumin Fan të Mirditës.

Kërkimeve të palombarëve, iu janë bashkuar edhe forcat RENEA, policia e Mirditës si edhe shërbimi zjarrfikës, megjithatë ende s’ka asnjë gjurmë të të miturit.

Advertisements

Familjarët e 10-vjeçarit S. Laska kanë treguar se në momentin kur të miturin e ka marrë rrjedha e ujit, ka qenë më të vëllain e tij.

Ky i fundit edhe pse ka tentuar ta shpëtojë, duke e kapur nga xhiboksi, që vogëlushi mbante veshur, nuk ka mundur dot.

Advertisements

Rryma e ujit ka qenë shumë e fortë, duke e marrë 10-vjeçarin me vete, ndërsa në duart të vëllait ka mbetur xhuboksi i tij.

Familjarët kanë kërkuar që të gjendet trupi i të miturit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Advertisements

“E kam stërnip. Në orën 18:00 më lajmëruan që është mbytur në ujë. Djali ka qenë duke luajtur top me vëllain e vet, ato të dy kanë qenë. Topi ka rënë në ujë dhe ka ikur të kapë topin. E ka kapur i vëllai për xhuboksi që ta mbajë, por e ka marrë rryma e ujit. Vëllait i ka ngelur xhuboksi në dorë, ka dalë nga uji dhe ka njoftuar familjarët. I kërkoj t’i shtetit ta gjejë. Ai nuk gjendet gjallë, por të paktën të gjendet trupi, ti bëhet ceremonia”, tha familjari.

Artikulli paraprakSpartak Ngjela zbulon informacione të BUJSHME për Rusinë: Putini është në hall tani
Artikulli tjetërKapet hajduti në QSUT, nuk do e besoni skemën që përdorte për të vjedhur pacientët, reagon policia