Bora Zemani vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të përfolura në mediat rozë.

Raporti i saj me Donaldin, e bën moderatoren që të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan lajmi.net.

Advertisements

E pothuajse secili postim i saj merret si dedikim për Donaldin.

Përtej kësaj moderatorja e “Për’puthen”, është mjaftë aktive edhe në ‘Tik Tok’, me videot e saj.

Advertisements

Së fundi ajo ka postuar edhe një video tjetër ku disa fjalë thuajse janë dedikim për Donaldin.

@borazemani♬ original sound – Elvana Gjata

 

Bora këndon një pjesë të një performance të Elvana Gjatës ku këngëtarja për një moment ngatërron strofën e këngës.

Por ndër të tjera në disa rreshta të këngës thuhet: Se kto ditë nuk kam për t’i harru, keq me veten sdu mu ni.

E këto fjalë ngritin dyshime se janë një tjetër mesazh nga moderatorja për aktorin dhe ish banorin e “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, dhe kjo nuk është hera e parë që ngriten dyshime të tilla.

Videon e Borës, Elvana e ka bërë repost ku ka shkruar: “Atëherë jemi gati”, duke e bashkangjitur emojin e qeshur.

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ishte më i përfoluri për muaj tërë, madje në këtë situatë shpesh janë përfshirë edhe fytyrat publike me mendimet e tyre./Lajmi.net/