Kryeministri Rama ka replikuar me një gazetare e cila e pyeti nëse do pezullonte kontratat e dhëna për inceneratorët.

Pyetje: A ka ardhur koha të pezullohen kontratat e dhëna për inceneratorët?

Advertisements

Rama: Është një fjalë që ma ka mësuar gjyshja, të gabosh është njerëzore, të instistosh është djallëzore. Kjo pyetje përsëritet por përgjigjja është shumë e thjeshtë. Unë mendoj si ju, ligjërisht kjo nuk bëhet dot. Kemi të bëjmë me një proces që vazhdon nuk kemi të bëjmë me një dënim të formës së prerë. Nëse ne bëjmë këtë shkelim ligjin. Deri kur gazetarët do të vazhdojë që gazetarët të bëjë prokurorin kur merr mikrofonin. Kjo është pyetje retorike e imja. E vërteta është e imja. Jemi në të njëjtën anë bashkarisht. Ne jemi në anën e duhur, ju në të gabuarën. Nuk ndërpresim kontrata kur procesi nuk ka përfunduar. Është shumë e thjeshtë. Nuk ka lidhje as më kërkimet, as me arrestimet, kontrata është kontratë.