Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Filloreta Raci ose siç njihet ndryshe me emrin Fifi ka performuar në një nga lokalet më me emërn në ditën e 8 Marsit.

Në këtë ditë të veçantë për të gjitha gratë dhe gocat, Fifi vendosi të bëjë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në mbrëmjen live.

Advertisements

Në redaksinë e “News31” ka mbërritur një video ku shihet këngëtarja Fifi dhe një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.

“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur.

Advertisements

Këngëtarja e njohur hoqi paruken në mes të skenës dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.

Fifi i emocionoi të gjithë me veprimin e saj, duke i dhënë kështu akoma më shumë kuptim ditës së 8 Marsit.

Advertisements

Artikulli paraprakWOW! Vëllai i këngëtares shqiptare shkon në Ukrainë për të luftuar
Artikulli tjetërBashkimi qenka i martuar dhe me dy fëmijë? Reagon ish-konkurrenti i famshëm!