Kryeministri Edi Rama ka realizuar një bashkëbisedim me biznese për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Edi Rama: Ajo fatura që ju vjen juve është një mburojë e padukshme në faturë dhe fatura e ardshme do të ketë dhe mburojën aty që të gjithë shqiptarët ta dinë se ata muaj po paguajnë shumë më pak se çmimi real.

Advertisements

Nuk kemi ndërmend të ngremë taksë, të vëmë TVSH, ju e keni zero. Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi individët, përkundrazi. Për Qershorin do ta bëjmë zero taksën për pagën, që i bie 13 për qind. Nga tani 32 mijë deri në 40 mijë lekë do ta bëjmë zero tatimin mbi taksën. Do të përgjysmohet taksa për ata që e kanë mbi 500 mijë lekë rrogën. Për ne kriza është problem për të gjithë se lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, as qetësi, por këtë dhimbje koke në radhë të parë duhet ta qetësojmë për ata që fitojnë më pak.

Të gjithë ata që përdorin linjën urbane nuk do të paguajnë çmimin e rritur. 36 milionë dollarë direkt për indeksim pensionesh dhe 200 milonë dollarë për mburojën financiare për çmimin e energjisë. Ndërkohë që edhe ne, që nga unë i pari të gjithë funksionarët e shtetit që kanë vetura, do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50 për qind të shpenzimit për naftën. Mbi 50 për qind dhe unë do të paguaj vetë nga xhepi, edhe ministrat edhe kështu do të mësohemi të kursejmë. Të mos na duket çudi kur të na thonë se duhet të kursejmë. Problemi më i madh është se çfarë vjen mbrapa.

Advertisements

Ne kemi vendosur një 3-mujor, se çfarë vjen pas 3 muajsh ne nuk e dimë, a bie vala e krizës apo jo?! Dhe problemi më i madh është ka apo s’ka. Mund të vijë momenti që nuk ka naftë. Një problem është çmimi, tjetri është ta gjesh.

Artikulli paraprakI gjithë rrjeti zien për lidhjen e saj me Donaldin, por ja kush e llaston Bora Zemanin me dhurata
Artikulli tjetër“Jam shumë i gjatë për të vjedhur paratë nga xhepat tuaj”, Rama befason me mesazhin që iu dërgon protestuesve