Në Partinë Demokratike është duke u zhvilluar në këto momente një mbledhje për atë që Lulzim Basha e ka quajtur “analizë të thellë” për rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit.

Bëhet me dije se kjo mbledhje është duke u zhvilluar me tensione të mëdha. Mësohet se ka pasur një situatë të tensionuar mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Gjithashtu Salianji ka debatuar ashpër dhe me Oriola Pamburi.

Advertisements

Burime për media thonë se një mbështetëse e Bashës, që ka qenë pjesë në mbledhje e deputetëve të PD, ka gjuajtur me shpullë Salianjin. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të qetësuar situatën.

Artikulli paraprak“Donaldi nuk kishte dashuri për Trixën”, deklarata e Monikës i lë të gjithë “pa fjalë”
Artikulli tjetër“Më vjen turp për protestën”, Rama ua bën të qartë qytetarëve: S’ka protestë që të…