Shqiptarët janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes galopante të çmimeve duke nisur nga nafta e deri tek produktet ushqimore.

Aktivisti Mirgen Qirazhi ka ftuar gjithë qytetarët nga mbarë Shqipëria që ditën e shtunë të përshkallëzojnë protestën, dhe të mblidhen sebashku për t’i bërë të ditur qeverisë se shqiptarët nuk janë vetëm vota, por njerëz që jetojnë dhe duan të ndërtojnë jetën e tyre normale në vendin e vet.

Advertisements

‘Ky manifestim do të vazhdojë çdo ditë. Sot kushdo nga qytetarët mund të qëndroja. Ne do jemi çdo ditë në orën 5 këtu. Ata që duan të qëndrojnë absolutisht të rrinë këtu. Të shtunën ftoj të gjithë qytetarët të vijnë në protestë’, tha Qiraxhi.

Artikulli paraprakE PAPRITUR! Tensionohet situata në protestë, ndërhyn me forcë policia për të…
Artikulli tjetërËshtë ndarë nga Romeo? Vajza e ministrit çudit me përgjigjen