Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka folur në hyrje të Kuvendit në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve, për të cilën tha se është abuzive.

Braçe tha se ka shkëputur çfarëdolloj kontakti me Autoritetin e Konkurrencë, që prej kohës që ky institucion nuk bëri asnjë hetim në lidhje me rritjen e njëkohshme të çmimit të miellit nga të gjitha bizneset.
‘Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë për bujqit për shtresën e mesme duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Nuk do t’i bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë. Me autoritetin e Konkurrencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre. Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurrencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme!’- tha Braçe.

Advertisements

Artikulli paraprak“PD mund të shpallet organizatë terroriste nga SHBA”, analisti i njohur trondit me deklaratën
Artikulli tjetër“Qeveria të marrë masa tani”, Erion Braçe ngre alarmin: Jemi gati drejt një krize ushqimore!