Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare Traci Braxton.

Lajmin e bëri të ditur motra e saj Toni Braxton përmes rrjeteve sociale.

Advertisements

“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci, e cila është e panevojshme të thuhet se ishte një dritë e ndezur, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua, gjyshe dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë”, nis deklarata e familjes.

“Kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Ne jemi familje përgjithmonë”, përfundon deklarata e familjes.

Advertisements

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi edhe bashkëshorti i Tracit, Kevin Surratt, në një deklaratë të shpërndarë me Fox News Digital. Ai tha se ajo kishte qenë privatisht duke iu nënshtruar trajtimit për kancerin e ezofagut.

Artikulli paraprakE PAPRITUR! Fifi është shtatzënë? Detaji që ndezi dyshimet po “çmend” fansat
Artikulli tjetërAktori i njohur i “Portokallisë” rrëfen të pathënat: I vura flakën shtëpisë së komshiut