Protesta është zhvendosur në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit kanë bllokuar të gjithë rrethrrotullimin, ndërsa ka ndërhyrë policia për të liruar qarkullimin.

Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarë janë mbledhur në protesta. Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë, në Shkodër etj.

Advertisements

Teksa protestat po zhvillohen nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

Artikulli paraprakBinjakët Veshaj bënë “paqe” me Lori Hoxhën por jo me Arbanën, detaji që hedh dyshime
Artikulli tjetërVazhdon rritja/ Ja sa ka shkuar çmimi i bukës masive në vendin tonë