Beniada Nishani dhe Donaldi Veshaj krijuan një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”. Madje ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte modelja ajo që i qëndroi më pranë aktorit të humorit, i cili dukej paksa i mërzitur.

Ditën e djeshme, Beniada ishte e ftuar në “E Diell”, ku tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore. Ajo shtoi më pas se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.

Advertisements

A ka pasur pëlqim për Donaldin? Beniada i habit të gjithë me

“Po të më kishte pëlqyer Donaldi unë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë, por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldin se kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël. Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të”, u shpreh Beniada.

Advertisements

Artikulli paraprakAs Bora dhe as Beatrix! Donaldi po i kalon pushimet me një tjetër vajzë VIP! Dalin pamjet
Artikulli tjetërPo Shqipërinë? Paralajmërimi i fortë: Rusia do tentojë “të marrë” këtë shtet të Ballkanit