I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tërhoqi vëmendjen sërish tek Ballkani, duke nënvizuar se Mali i Zi vazhdon ta joshë Moskën.

Për këtë arsye, tha ai për të përditëshmen malazeze Vijesti, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin.

Advertisements

E njëjta ideologji e gabuar, siç nënvizoi ai, po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit.

Escobar e pati një thirrje për të gjithë në rajon, që ta konsiderojnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.

Advertisements

“Teksa shpaloset katastrofa humanitare në Ukrainë, ju duhet ta pyesni veten se çfarë është gati Putin të bëjë gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ishte komenti i tij.

Artikulli paraprak“Po të doja futesha në mes”, Beniada tha se nuk e pëlqente Donaldin por deklaratat e saj na çuditën
Artikulli tjetërDonaldi i lidhur me Egzonën? Del fotoja e pushimeve në Zvicër