Sindi Loci ka qenë një nga konkurrentet e PërPuthen që ka akuzuar më së shumti programin për skenare dhe presion, pavarësisht se qëndroi për goxha kohë pjesë e tij.

Në një intervistë në televizionin në Kosovë T7 ajo hodhi akuza jo vetëm për produksionin dhe Olsën, por dhe për moderatoren Bora Zemani.

Advertisements

Sindi tregoi se trysnia e vazhdueshme i është bërë dhe nga Bora, dhe nga opinionisti Arjani, me të cilin kujtojmë se ka pasur debate shumë të forta që kanë kaluar deri në fyerje personale.

“Jam ndjerë në presion nga gjithkush aty, jo vetëm nga konkurrentët, opinonisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapaskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës”, u shpreh Sindi, e cila nënvizoi se i është dashur të dalë me një djalë të cilin nuk e ka pëlqyer dhe ka rënë në kompromis me skenarët e programit.

Advertisements

Ndërkohë sa i takon programit që ajo vetë do të sjellë, Sindi ka treguar se do të jetë i njëjti format si PërPuthen, por do të përcjellë mesazhe shumë më pozitive.

“Gjithçka do të jetë ndryshe në mesazhet që përcjell një emision, në PërPuthen më shumë përcollëm mesazhe shthurje dhe imoralitet deri diku impulsivitet”, tha ajo.

Advertisements

Artikulli paraprakFlorjan Binaj kryeministër i Shqipërisë? Aktori i “Portokalli” tregon nëse do t’i futej politikës
Artikulli tjetërThanë se ishte për Borën, Donaldi nuk i ndahet shenjës së famshme as pas “Big Brother”